×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i trajnerit të Atalantas pasi skuadra e tij u eliminua në minutat e fundit nga PSG

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 10:17

    Gian Piero Gasperini dhe Atalanta e tij u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas një rikthimi sensacional që e bëri PSG


    Atalanta nuk mund të mbahej në minutat e fundit ku kishte epërsinë prej 1-0, por Parisi përmbysi gjithçka me golat e Marquinhos 90′ dhe Choupo-Moting 93′, shkruan Reporteri.net

    Atalanta ishte befasia e këndshme e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, derisa Gasperini ka deklaruar se ndeshjet e tilla si ajo ndaj PSG vendoset nga detajet.

    “Unë vetëm mund t’i falënderoj lojtarët e mi. Ishim shumë afër, shumë afër. Detajet bëjnë diferencën në Ligën e Kampionëve,” ka thënë Gasperini.

    “Disa pjesë të caktuara, disa momente, situata momente që përcaktojnë se kush shkon tutje e kush jo,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!