×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid vs Barcelona, formacionet

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 10:13

    Gjithçka gati për “El Clasico”.


    Nga ora 21:00, në “Alfredo di Stefano” do të përballen rivalët më të mëdhenj në Spanjë, Real Madridi me Barcelonën.

    Kjo ndeshje do të jetë shumë vendimtare sa i përket titullit në Spanjë, pasi Barça ka 65 pikë, kurse Reali 63.

    AS ka publikuar tashmë formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

    Reali do të luajë me 11-shen e njëjtë me të cilën e mundi 3-1 Liverpoolin në Champions League, do të mungojnë sërish Varane, Ramos, Carvajal dhe Hazard.

    Në anën tjetër, Barça e Ronald Koeman ka rikuperuar Gerard Piquen që sipas AS, mund të startojë sonte.

    Koeman do të luajë me formacionin 5-3-2, duke e lënë në stol Antoine Griezmannin, raporton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!