×
  • Sport
  • Sport

    Reali ia tregon vendin Barcelonës, e mposht si më së miri në ‘El Classico’

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 18:12

    Tashmë ka përfunduar ‘El Classico’ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, duel ky në kuadër të xhiros së 10’të në La Liga.

    Reali në pjesën e parë shkoi në pushim me golin e David Alabas të shënuar në minutën e 32’të të takimit, shkruan Reporteri.net

    Kur po mendohej se takimi do të përfundonte me rezultatin final në 0:1, në skenë për të doli Lucas i cili shënoi për epërsinë e Realit në 0:2.

    Por, Barcelona nuk u dorëzua deri në fund, pasi Sergio Aguero shënoi golin e nderit dhe takimi u mbyll në 1:2.

    Reali edhe njëherë e tregon se pse mbi supe mbajnë epitetin ‘Mbretërit’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!