×
  • Sport
  • Sport

    Rekordet janë për tu thyer, 75-vjeçari firmos si futbollist profesionist

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 8:24

    Mosha nuk dukej të ishte problem për sulmuesin japonez, Kazuyoshi Miura.


    52-vjeçari rinovoi për një tjetër sezon me ekipin e tij, Yokohama Fc, duke u cilësuar kështu si lojtari më i vjetër që ka luajtur futboll. Por, rekordi vjen nga Egjipti.

    Federata e këtij shteti ka regjistruar lojtarin më të vjetër profesionist në botë. Klubi egjiptian, 6 October ka konfirmuar nënshkrimin me Ezz El-Din Bahader, i cili ka hedhur të zezën mbi të bardhë në moshën 75-vjeçare.

    “Sot, Shoqata Egjiptiane e Futbollit ka regjistruar lojtarin më të vjetër profesionist në botë gjatë periudhës aktuale të transferimit të dimrit. Ai është 75-vjeçari Ezz El-Din Bahader, i cili nënshkroi për 6 October në divizionin e tretë. Ai po përgatitet të hyjë në Enciklopedinë e Rekordeve Botërore të Guinness ndërsa fillon pjesëmarrjen e tij me klubin e tij,” shkroi EFA në një postim në “Facebook”.

    Rekordi aktual mbahet nga Isaak Hayik, i cili luajti me nivelin e katërt, Ironi Yehuda në prillin e vitit 2019 në moshën 73-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!