×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet Pique, gati për Kupën e Mbretit

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 13:14

    Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është riaftësuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ronald Koeman tamam në kohë për finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos.


    Qendërmbrojtësi Pique u stërvit me bashkëlojtarë të martën, që tregon se ai e ka tejkaluar lëndimin dhe është i gatshëm për finale, transmeton Express.

    Barcelona ka pasur telashe të mëdha në mbrojtje këtë sezon dhe lëndimet e shpeshta veçse i kanë shtuar ato.

    Mungesa e Piques, i cili mungoi në 29 ndeshje gjatë këtij sezoni, ka bërë që mbrojtja katalonase të tej e paqëndrueshme.

    Reklamë
    Me rikthimin e tij, mbetet të shihet nëse Koeman do të luajë me tre mbrojtës edhe kundër Bilbaos në finalen e së shtunës, apo do ta rikthejë sistemin 4-3-3.

    Megjithatë, sipas MARCA, është e sigurt që Pique do të jetë titullar në finale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!