×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo sonte e thyen rekordin e madh në Kampionatet Evropiane

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 17:45

    Hungari – Portugali do të jetë ndeshja e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:00. Kampionët në fuqi do të tentojnë ta nisin me fitore mbrojtjen e titullit.


    Të udhëhequr nga Ronaldo, Portugalia do të synojë të shkojë sa më lart këtë Evropian, shkruan Gazeta Express. Ylli i Juventusit do të startojë në ndeshjen e parë të portugezëve në Euro 2020 dhe me këtë rast thyen një rekord të madh.

    Ronaldo bëhet futbollisti i parë që paraqitet në pesë Kampionate Evropiane. 2004, 2008, 2012, 2016 dhe tani 2021 janë Kampionatet Evropiane në të cilat Ronaldo ka marrë pjesë.

    Në tentimin e katërt, ai ia solli Portugalisë trofeun e madh evropian, duke i befasuar të gjithë, pasi mposhtën minimalisht Francën në finale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!