×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i ‘Akrepit’, tregon në detaje si refuzoi ta dorëzonte Pablo Escobarin

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 11:52

    Ai që nuk i detyrohet kujt për asgjë, nuk ka frikë.


    René Higuita e di shumë mirë, edhe nëse flitet për famëkeqin Pablo Escobar. Autori i ndërhyrjes së famshme “Akrep”, një legjendë e futbollit kolumbian, nuk e injoron marrëdhënien që ka pasur me bosin e drogës. Nuk e bën as sot, madje i është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë futbollit në një periudhë të vështirë.

    Në një bisedë të gjerë 90-minutëshe me “Fox Sports”, “El Loco” kujtoi kohën u arrestua dhe u fut në burg pasi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për të zgjidhur një rrëmbim.

    “Autoritetet në Kolumbi më kërkuan të dorëzoja Pablo Escobarin duke më premtuar se nuk do të më arrestonin. E dinin që isha i pafajshëm, por në të gjitha bastisjet që nisën kundër tij, fusnin në burg edhe njerëzit që Pablo njihte. Njerëzit më konsideronin mik të tij, pasi e vizitova në burgun e La Catedral. U thashë që nuk dija asgjë, madje nuk do të tregoja edhe për të kisha informacion. Ishte detyra e autoriteteve. Unë i isha mirënjohës Pablo Escobarit për faktin se kishte ndriçuar fushat e futbollit kur askush tjetër nuk e kishte bërë.”

    Higuita shpjegon më pas se të ishe mik i Pablo Escobarit nuk do të shoshte se ishe trafikant.

    “Unë jam ky që jam, mik i të gjithëve,” – vijon portieri aktual i Atletico Nacional. – “Pse isha mik me Pablon s’do t thotë që isha trafikant. Dikujt do t’i pëlqejë, dikush tjetër do të më konsiderojë armik. Fakti që kam qenë futbollist më bën të ndihem krenar.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!