×
  • Sport
  • Sport

    Sfida e veçantë për CR7 në Euro 2020: A do ta kalojë Ronaldo Platinin?

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 15:25

    Ronaldo synon ta kalojë Platinin si golashënuesin më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.


    “Euro 2020” do të jetë i veçantë për Cristiano Ronaldon.

    CR7 në “Euro 2016”, ku Portugalia triumfoi në finale duke e mundur Francën, arriti që të bëhet njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.

    Ai e barazoi Michel Platinin me 9 gola, por tani synon të pushtojë i vetëm vendin e parë dhe do të ketë shansin në “Euro 2020”.

    Në mesin e 20 golashënuesve më të mirë në histori të Euro, janë vetëm tre lojtarë aktiv, CR7, Antoine Griezmann dhe Zaltan Ibrahimovic – ky i fundit ishte në listën e Suedisë, por lëndimi i rëndë e la jashtë “Euro 2020”.

    Pas Ronaldos dhe Platinis me nga 9 gola, gjendet Alan Shearer i Anglisë, me shtatë gola, derisa shtatë futbollistë kanë realizuar nga 6 gola me Griezmann që do të ketë shansin që të shkruajë gjithashtu historinë.

    Golashënuesit më të mirë në histori të Kampionatit Evropian:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!