×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi dhe asistoi, por Werderi nuk fitoi – Rashica tregon se çka duhej të bënte skuadra e tij

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 18:24

    Werder Bremen barazoi 2-2 me Freiburgin në kuadër të javës së 10-të në Bundesligën e Gjermanisë


    Milot Rashica në këtë ndeshje ndihmoi skuadrën e tij me gol dhe asist, por Werderi në minutat e fundit pranoi gol dhe u desh të kënaqej me një pikë, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes, Rashica ka thënë se këtë takim duhej ta mbylleshin më herët pasi kishin raste të shumta.

    “Nuk është puna se ne luajtëm keq. Ne e patëm lojën plotësisht nën kontroll dhe duhej ta përfundonim atë shumë më herët,” ka thënë Rashica.

    Ndryshe, për Milotin goli i sotëm ishte i katërti në Bundesligë për këtë edicion. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!