×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet Berat Hadri nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KRM’Çabrati’ në Gjakovë nga Bordi i posa emëruar

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 18:37

    Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave ‘Çabrati’ në Gjakovë, Berat Hadri, shkarkohet nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj kompanie nga Bordi i posa emëruar në janar të vitit 2020, ky vendim u morrë menjëherë pas mbledhjes së parë konstituive të formimit të tyre.


    Kushtrim Brahimaj, Ardiana Çela Baraku, Jeton Dalladaku dhe Gazmend Hoti janë Anëtarët e Bordit të Drejtorëve në KRM “Çabrati” Sh.A të emëruar me datën 08 janar të vitit 2020 dhe posa kanë marrë pozitën e re kanë shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv Berat Hadrin.

    Shkarkimin e Berat Hadrit nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv e ka bërë të ditur vet Hadri përmes përmes një statusi të publikuar në Facebook.
    Sipas Hadrit shkarkimi i tij është bërë pa asnjë arsye për çështje dhe interesa politike, pasi që sipas tij u ka penguar menaxhimi i mirëfilltë i tij.

    “Të nderuar qytetarë, më lejoni të ju informoj se sot kam pranuar njoftimin për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M. “Çabrati” Sh.A.

    Bordi i Drejtorëve të cilët sapo janë emëruar, në mbledhjen e parë konstituive të formimit të tyre, menjëherë kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga detyra e punës pa asnjë arsye, “Arsyet janë të ditura, për çështje dhe interesa politike”.

    Siç duket dikujt po i pengon suksesi i arritur i Ndërmarrjes për periudhën 15 muajshe sa udhëheqa këtë institucion, sukses ky që K.R.M. “Çabrati” Sh.A. nuk i’a doli ta arrijë për 20 vite pas luftës.

    I vetmi arsyetim mund të jetë suksesi i menaxhimit të mirëfilltë dhe që zhvatësit nuk patën mundësi që të shtrijnë rrjetin e tyre për të zhvatur edhe këtë Ndërmarrje, në të cilën që nga 1 tetori 2018 e deri më sot nuk kishin mundësi ndërhyrje të keqpërdorimeve siç i kanë bërë dhe janë mësuar t’i bëjnë.
    Për fund i falenderojë të gjithë punëtorët e Ndërmarrjes KRM “Çabrati” Sh.A, për punën dhe bashkëpunimin e tyre gjatë periudhës së menaxhimit tim” thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!