×
  • Sport
  • Sport

    S’po sheh dritë me sy te Arsenali, por Zvicra ka një lajm të madh për Granit Xhakën

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 15:59

    Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.


    “Helvetikët” do të ndeshen me Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin më 15, përkatësisht 18 nëntor, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropain “Euro 2020”.

    Pjesë e futbollistëve të ftuar janë vetëm dy shqiptarë: Granit Xhaka (Arsenal dhe Albian Ajeti (West Ham).

    Lajmi për Xhakën është tejet pozim pas problemeve të mëdha që po kalon te Arsenali ku i është hequr shiriti i kapitenit pas një konflikti me tifozët.

    Më herët, pjesë e formacionit bazë të Zvicrës ishin pesë shqiptarë, ndërsa tashti ftohen vetëm dy.

    Xherdan Shaqiri nuk është ftuar pasi që nuk është rikuperuar ende nga lëndimi.
    Image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!