×
  • Sport
  • Sport

    Suedia e kualifikuar takohet me Poloninë që shpreson në mrekulli – formacionet e mundshme

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 13:16

    Suedia dhe Polonia përballen sot (e mërkure) në Grupin E, e që është rrethi i fundit në fazën e grupeve në Euro 2020.


    Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Gazprom Arena’ në Shën Petersburg.

    Suedia i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe duan ta mbyllin grupin si lider, edhe pse tashmë janë të kualifikuar në 1/8 e finales.

    Standings provided by SofaScore LiveScore
    Në anën tjetër, Polonia kërkon vetëm tre pikë, ndërsa shpreson që Sllovakia dhe Spanja të ndahen me barazim, duke tentuar të kalojnë në fazën e eliminimit direkt nga vendi i tretë.

    Në Grupin E, Suedia ka katër pikë, Sllovakia me tre, Spanja me dy dhe Polonia me një.

    Formacioni i mundshëm i Suedisë:
    Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Berg, Isak


    Formacioni i mundshëm i Polonisë:
    Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek; Jozwiak, Klich, Krychowiak, Puchacz; Zielinski; Swiderski, Lewandowski.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!