×
  • Sport
  • Sport

    Super e diela sportive, katër ndeshje fantastike zhvillohen sot

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 10:28

    “Super e diela sportive” mund të quhet dita e sotme.

    Në program për sot janë katër super derbi të futbollit evropian, shkuran Reporteri.net.

    Gjithçka fillon në ora 16:15 me “El Classicon”, Barcelona-Real Madrid. Dy gjigantët e La Ligas përballën për herë të parë këtë sezon.

    Real Madrid në dy ndeshjet e fundit nuk ka shënuar fitore në La Liga, kurse Barcelona fitoi 3:1 kundër Valencias. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”.

    Pastaj, në 17:30, do të zhvillohet derbi më i madh në Angli mes Manchester United dhe Liverpool.

    United nuk ka shënuar fitore në 3 ndeshjet e fundit, kurse Liverpool është e pamposhtur ende në Premier Ligë pas 8 gjirove.

    Në ora 20:45 fillojnë dy super ndeshjet e radhës. Në Itali luhet ndeshja mes Interi dhe Juventusit, kurse në Francë, derbi i vjetër mes Marseilles dhe PSG-së.

    Juventusi është në top formë, në 4 ndeshjet e fundit ka 4 fitore në Serie A, kurse Interi në 3 ndeshjet e fundit ka 1 fitore.

    Marseille po kalon në fomë të mirë këtë sezon dhe gjendet në pozitën e 3-të, kurse PSG është në formë fantastike në Francë, ku pas 10 ndeshjeve ka 9 fitore dhe vetëm 1 humbje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!