×
  • Sport
  • Sport

    Surpriza të mëdha në Monte Carlo, eleminohen Gjokoviç dhe Zverev

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 23:03

    Kohë surprizash në 1/8-at e turneut të Montekarlos, ku numri 1 në botë, Novak Gjokoviç është mundur në dy sete nga anglezi Evans, 6-4 dhe 7-5.


    I ka dhënë lamtumirën turneut edhe Aleksander Zverev, i mundur 6-4 dhe 7-6 nga belgu Gofin. Asnjë problem për Rafael Nadal, i cili ka eliminuar bullgarin Dimitrov me dy sete nga 6-1. Në çerkfinale kanë kaluar edhe Tsitsipas dhe Rublev.

    I bujshëm sigurisht që është eliminimi i Novak Gjokoviç në këtë fazë të “Masters 1000” të Montekarlos dhe mbi të gjitha me një paraqitje zhgënjyese ndaj kundërshtarit, numrit 33 në botë, Daniel Evans. Anglezi ishte i aftë t’i përgjigjej në çdo moment liderit të renditjes botërore, por edhe të bënte një përmbysje të madhe në setin e dytë, për ta mbyllur ndeshjen pas 2 orë e 8 minutash.

    “Nole” e nisi keq ndeshjen, humbi 3 gejmet e para, më pas arriti deri në 4-4, por gaboi në gjuajtjet nga distanca të kundërshtarit. Evans ishte më i kthjellët mendërisht, përveçse më i freskët fizikisht. Në setin e dytë anglezi u gjend në disavantazh 0-3, megjithatë ia doli ta kthente lojën në favorin e tij dhe të kualifikohet për në çerekfinale, duke eliminuar numrin 1.

    Në turin tjetër Evans do të ndeshet me një tjetër surprizë, David Gofin. Belgu ka befasuar, duke eliminuar numrin 6 të renditjes botërore, Aleksander Zverev.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!