×
  • Sport
  • Sport

    The Washington Post: Realizohet ëndrra olimpike për skiatoren kosovare Kiana Kryeziu

    Reporteri
    24 Janar 2022 | 12:16

    Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj Kosovën, shkruan The Washington Post, transmeton Gazeta Online Reporteri.net

    Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore, pasi ka përmbushur standardet kualifikuese gjatë garave të zhvilluara në Itali.

    “Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët. Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”, tha Kryeziu për Associated Press, përciell The Washington Post.

    Ajo shtoi se kjo s’ka qenë fare e lehtë, me shumë stërvitje të vështira, si dhe gjetjen e mjeteve financiare për një sport të shtrenjtë.

    Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën e federatës së skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe Ministrisë së Sportit.

    Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj, shkruan The Washington Post, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe çdo rezultat i mirë (është i mundur)”, tha trajneri i saj Agim Pupovci.

    Visar Kryeziu, babai i skiatores, tha se arritja e saj në realizimin e Olimpiadës “na tronditi ne, si dhe gjithë kombin”.

    Kryeziu ka filluar të garojë si skiator rreth moshës 10 apo 11 vjeçare.

    “Dhe pastaj bie në dashuri me të”, tha Kryeziu, duke e quajtur atë “pasion dhe lumturi” që atëherë.

    Babai i saj, i cili është një fotograf me Associated Press, e pa potencialin e së bijës.

    “E pashë që nëse investoja 10% të kohës për të, kthimi ishte 110%,” tha Visar Kryeziu. “Sekreti pas tij është shumë punë, shumë përkushtim, pasioni për sportin dhe përkushtimi.”

    Trajnimi i saj me mbështetje financiare nga sponsorët ia mundësoi asaj të stërvitej në Austri dhe Itali vitin e kaluar. /Reporteri.net /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!