×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka nuk pranon të ndërrohet me Eriksenin

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 14:11

    Granit Xhaka nuk dëshiron të largohet nga Premierliga angleze e aq më pak nga klubi aktual i tij, Arsenal.


    Ditëve të fundit ka pasur raportime se futbollisti kosovar mund të transferohet në Serie A të Italisë, ku prej kohësh përmendet mundësia e angazhimit të tij në Milan.

    Por, së fundmi thuhej se Interi e do Xhakën dhe se për të është i gatshëm ta sakrifikojë Christian Eriksenin, raporton Gazeta Express.

    Danezi kishte shkuar në klubin italian nga Tottenham Hotspur si një përforcim i madh, për të cilin Interi kishte paguar rreth 30 milionë euro para 10 muajsh. Por, ai ka dështuar krejtësisht në krahasim me pritshmëritë.

    Interi e ka projektuar shkëmbimin e tij me Granit Xhakën qysh për afatin kalimtar të janarit. Por, reprezentuesi zviceran nga Prishtina e ka refuzuar këtë ide. 28-vjeçari dëshiron të mbetet në Arsenal.

    Në vitin e kaluar Xhaka gati ishte larguar nga Arsenali për shkak telasheve me tifozët e klubit. Por, me ardhjen e trajnerit Arteta, situata u qetësua, dhe Xhaka mbeti aty, por e humbi vetëm shiritin e kapitenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!