×
  • Sport
  • Sport

    Zidane reagon ashpër pas fitores ndaj Athletic Bilbaos, pretendon se nuk po respektohet Reali

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 17:49

    Real Madridi sot e ka mposhtur Atheltic Bilbaon me rezultat minimal 1-0


    Ky gol pati polemika pasi u shënua nga një penalti e dhënë pas intervenimit të VAR-it, shkruan Reporteri.net

    Ramos në minutën e 73-të nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kështu tani Reali është 7 pikë para Barcelonës.

    Pas ndeshjes pati polemika të shumta se Reali po ndihmohet nga VAR-i dhe Zidane nuk ka mundur t’i durojë më këto akuza duke kërkuar që të respektohet skudra e tij.

    “Jam lodhur duke dëgjuar se VAR po i dhuron penalti Real Madridit. Duket sikur po i fitojmë ndeshjet për shkak të gjyqtarëve dhe nuk është ashtu. Duhet të respektohet Real Madridi dhe lojtarët,” ka thënë Zidane.

    “Nuk përzihem në punën e gjyqtarëve, ata e kane punën e tyre, shikojnë… dhe kështu është,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!