×
  • Sport
  • Sport

    Zidane: VAR të përdoret më pak, Courtois është portier shumë i aftë

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 13:52

    Reali i Madridi regjistroi fitoren e 8-të radhazi në La Liga, duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit.


    Trajneri Zinedine Zidane në intervistën pas ndeshjes, u shpreh se VAR duhet të përdoret më pak në futboll, ndërkohë që nuk i kurseu fjalët e mira për portierin Courtois.

    “Të mos pësosh fare është diçka e pamundur në futboll. Tani po kalojmë një situatë shumë mirë në këtë aspekt. Sidoqoftë, çdo rival mund të të vendos në telashe në La Liga. Thibaut është një portier shumë i aftë, po e bën më së miri detyrën. Ne nuk rrezikojmë asgjë dhe nuk i japim shumë mundësi rivalit.

    VAR është për këtë, për t’i parë gjërat më qartë. Uroj që VAR të mos përdoret shpesh, por kur duhet të shikoni një rast të dyshimtë, ai është aty për këtë gjë”, deklaroi Zidane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!