×
  • Extra
  • Stil

    Gjithçka ju duhet për flokët, është vaji i ullirit

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 20:33

    Sikur ta dinit që gjithë sekretet e bukurisë ndodhen në kuzhinën tuaj ose shumë pranë saj, s’do të shpenzonit as kohë dhe as para për të patur flokë të shëndetshëm.


    Maskat e kushtueshme të flokëve, nuk e justifikojnë rezultatin, prandaj na lini t’ju themi se duhet të provoni vajin e ullirit.

    Është një mrekulli për çdo lloj problemi që mund të keni me to. Duke filluar që nga flokë që këputen e deri tek rritja si me magji e tyre.

    Çfarë bën tamam vaji i ullirit?

    Gjithçka keni dëgjuar, nuk është thashetheme. Vaji i ullirit ndihmon flokun të zbutet, nuk i lë të elektrizohen, redukton këputjen e tyre dhe ndihmon me elasticitetin.

    Gjithsesi, këshilla e vetme që duhet të keni parasysh, është të mos e përdorni më shumë seç duhet, sepse kështu do ta bëni flokun edhe më të rëndë.

    Pavarësisht gjithë dobive që vijnë nga përdorimi i tij, duhen ende prova më të sigurta për të vërtetuar që ai ndikon tek rritja e shpejtë e flokëve.

    Rekomandohet që të aplikoni vajin e ullirit në flokë 1-2 herë në javë dhe ta mbani në fundet e djegura apo skalp për rreth 1 orë, shkruan Anabel.

    Nëse doni ide të tjera për maska flokësh që përgatiten në shtëpi, urdhëroni:

    Përbërësit:

    ▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri
    ▪ 1 lugë gjelle mjaltë
    ▪ 2 lugë gjelle vaj kokosi

    Përgatitja:

    I hedhim përbërësit në një enë (fillimisht vajin e ullirit, të kokosit dhe më pas mjaltin) dhe i përziejmë mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

    Më pas lyejmë flokët duke shmangur kontaktin me skalpin e kokës. E mira është të lyeni gjysmën e flokut dhe poshtë.

    Lëreni maskën të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni mirë e mirë.

    Maska të përsëritet 3- 4 herë në muaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!