×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Bugatti me veturën e pare elektrike që pritet të kushtojë rreth 700 mijë euro

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 16:05

    Prodhuesi i veturave Bugatti do të hyjë në botën e automobilave elektrike, pasi ka marrë ‘dritën jeshile’ nga udhëheqësit e grupit Volkswagen, anëtar i të cilit është kompania, që të ndërtojë një veturë me nivel emetimi zero të gazrave të dëmshme.


    Makina e parë elektrike e Bugattit pritet në treg në vitin 2023 dhe thuhet se bazohet në platformën e përdorur nga Porsche-Taycan e parë elektrike.

    Sedani i ri me katër dyer Bugatti duhet të marrë emërtimin e kultit “Royal” me përdorim të gjerë të materialit të fibrave të karbonit për të kursyer në peshë.

    Sa i përket pamjes, pritet që modeli i Bugattit të huazojë shumë hollësi nga Chiron, me frymëzim për modelet retro si Type 41, i cili u prodhua në vitet 1920 dhe 1930. Nuk ka detaje rreth enterierit të makinës, por çfarë mund të presim nga një automjet që do të kushtojë së paku 700,000 euro?

    Çështja e veçantë është performanca – Porsche Taycan zhvillon më shumë se 600 kuaj fuqi, ndërsa Bugatti Royal pritet të ketë përafërsisht 900 kuaj fuqi duke iu falënderuar tre elektromotorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!