×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Mercedes prezanton G-Class-in e ri, duket fantastik

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 23:07

    Kompania gjermane së pari do të prezantojë një sistem të ri multimedial me një ekran të madh me prekje.


    Mercedes do të mbajë premierën në internet të S-Class të ri në shtator, dhe gjatë verës gradualisht do të zbulojë detajet e kësaj makine, transmeton lajmi.net.

    Së pari do të prezantohet sistemi i ri multimedia dhe ekrani me prekje XXL të mërkurën, më 8 korrik.

    Mercedes, ashtu si Tesla, ka zgjedhur një “ekran me prekje”, dimensionet e të cilit nuk janë zbuluar ende, por besohet se janë të ngjashme me prodhuesit amerikan të makinave elektrike.

    Kjo do të thotë që ekrani i ngjashëm me tabletët në tastierën qendrore do të ketë një diagonale prej rreth 17 inç.

    Ekrani është pjesë e sistemit të ri multimedial MBUX që do të instalohet në gjeneratën e ardhshme S-Class dhe më shumë detaje do të dihen brenda dy ditësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!