×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Twitter kujdeset edhe për grupet fetare, kështu do t’i mbrojë ato

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 19:05

    Përditësimi i fundit i rrjetit social ‘Twitter’ do të penalizojë përdoruesit që bëjnë postime dehumanizuese kundrejt grupeve religjioze.


    Kjo iniciativë vjen menjëherë pasi rrjeti social kërkoi sugjerime në zgjerimin e politikave kundër gjuhës së urrejtjes.

    Twitter tani ndalon gjuhën e urrejtjes që targeton grupet fetare, një ndalim që thotë se mund të shtrihet në kategori të tjera si raca dhe gjinia.

    Rrjeti social tashmë ndalon gjuhën e urrejtjes që drejtohet tek adhuruesit individualë. Ajo gjithashtu ndalon fjalimin e urrejtjes në baza racore, gjinie dhe kategorive të tjera, transmeton lajmi.net.

    Twitter, së bashku me YouTube dhe Facebook, kanë qenë të akuzuara për përhapjen e ngacmimeve dhe urrejtjes në shërbimin e tyre.

    Kompania thotë se mund të ndalojë gjithashtu gjuhën e ngjashme të përdorur, që targeton grupe të tjera të tilla si ato të përcaktuara nga gjinia, raca dhe orientimi seksual, por kjo nuk është përfunduar ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!