Si u gjetën fëmijët nën rrënojat që kishin lënë ISIS në Irak (Foto)

Ushtarët e ushtrisë irakiane kanë kërkuar nëpër rrënojat e “qytetit të vjetër” të Mosulit në një përpjekje për të gjetur të mbijetuarit që ka lënë prapa “Shteti Islamik”, pas terrorit që ka bërë.



Gjatë kërkimit të tyre, shpëtuesit gjetën dy fëmijë që zvarriteshin mes rrënojave- e njëri prej tyre ishte aq i dobët, duke u munduar vetëm të mbetet i gjallë.


Një tjetër fëmijë, një vogëlushe me emrin Amina, u gjet nga ushtarët, të qarën e së cilës e dëgjuan nga fundi i rrënojave.



Ajo u tha njerëzve se prindërit e saj ishin dy “martirë” dhe se ata ishin vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës që kishin kryer me bombë.



Këto imazhe, tregojnë se përderisa Mosuli është çliruar nga ISIS, plagët do të mbetën përgjithmonë në këtë qytet i cili ka qenë nën sundimin e ideologjisë së keqe të terrorit.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.