Luftëtarët e ISIS-it vishen si femra për ti shpëtuar ushtrisë. Po mjekrat? (FOTO)

Xhihadistët duket se kanë gjetur një mënyrë të re për t'u arratisur nga qyteti i Mosulit, fortesa e tyre e fundit në Irak, raporton "Daily Mail".
Shumica prej tyre u  përpoqën ti shpëtonin ushtrisë irakiane duke u veshur dhe lyer si gra, por mesa duket harruan të rruanin mjekrën dhe mustaqet.

Luftëtarët e ISIS-it po largohen nga ish-bastioni militant pasi qyteti u rimëkëmb, por duket se nuk e kanë planifikuar me detaje planin e tyre të shpëtimit.

I veshur me rrobat e femrash dhe me make-up të ekzagjeruar, njëri prej tyre duket se harroi të hiqte qafe qimet e fytyrës.

Në fotot e publikuara nga ushtria irakiane ai mund të shihet i lyer me të kuq buzësh dhe sy të ekzagjeruar, shkruan syri.net. Por mustaqet dhe mjekra e madhe, si dhe vetullat e plota, duket se i kanë prishur punë.

Fotot e tregojnë edhe dhjetëra xhihadistë të tjerë të maskuar si gra , ndërsa përpiqeshin të dilnin jashtë qytetit.

Qyteti i Vjetër i Mosulit, i cili dikur ishte krenaria e Irakut dhe një nga qytetet më të vjetra në botë, është shndërruar në rrënoja lufte.

 

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.