Tragjedi në Itali/ Vogëlushja shqiptare copëtohet nga dy qen pitbull, ishte vetëm 1 vjeç

Një ngjarje me të vërtetë tragjike ka ndodhur këtë të dielë në zonën e Fleros në Breshia, ku një vogëlushe vetëm 1 vjeçe, me origjinë nga Shqipëria, është sulmuar për vdekje nga dy qen pitbull.

Emri i vogëlushes shqiptare nuk bëhet me dije, por media italiane saktëson se ajo ishte vajza e një shqiptari dhe një gruaje me origjinë italiane. E mitura po luante në oborrin e shtëpisë së saj kur është sulmuar nga dy qentë pitbull të cilët e kanë kafshuar dhe fatkeqësisht, lënë të vdekur.

Mbetet ende mister fakti nëse dy kafshët e rrezikshme ishin pjesë e familjes apo të ndonjë tjetër personi, por ajo që bën me dije media italiane është se ka qenë policia ajo që ka bërë të mundur lagiminin e dy qenve nga trupi i vogëlushes. Fatkeqësisht, 1 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Media italiane saktëson se e mitura ishte në shtëpinë e gjyshit të saj kur ka ndodhur ngjarja horror. Gjyshi i saj ka qenë i pari që ka ndërhyrë por nuk ka mundur të shpëtojë dot mbesën, duke mbetur edhe ai i plagosur nga furia e kafshëve.



Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.