Përleshen nusja e vjehrra në Malishevë - nuk janë Shyhretja me rejen e vet!

Mbrëmë në Malishevë është raportuar në polici një përleshje në të cilën janë përfshirë dy gra që mes vete janë nuse e vjehërr.

Sipas raportit të përditshëm të policisë, dy gra që me vete janë nuse e vjehërr janë përleshur mbrëmë në Malishevë.

“Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me vjehrrën e saj-të dyshuarën janë përleshur fizikisht me ç'rast të njëjtat kanë pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF Malishevë”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Në mars të këtij viti, policia bëri të ditur se në Suharekë një grua është rrahur nga burri dhe vjehrri i saj.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.