Vdes një 17 vjeçar e lëndohen dy të tjerë në aksident trafiku në Skenderaj

Një person i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Klinë të Skenderajt. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë nga rajoni i Mitrovicës, Avni Zahiti.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Sipas Policisë, dy të lënduarit po trajtohen ne QKUK.

“Një person i moshës 17 vjeçare ka ndërruar jetë, ndërkohë që dy të tjerë bashkudhëtarë janë në tretman në QKU. Një veturë ka qenë në aksident. Dyshimet në bazë të ekzaminimeve janë se personi ka qenë duke e vozitur automjetin dhe makina është përplasur me anësoret e rrugës”, ka thënë Zahiti.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.