Gentiana Beqa kampione e Europës në Bodybuilding (FOTO)

Gentiana Beqa është shpallur kampione e Europës në bodybuilding, njofton Klan Kosova.

Beqa ka fituar medaljen e artë në kategorinë “Wellnes Bikini Woman”, në garën që po mbahet në Barcelonë.

Beqa ka marrë pjesë në këtë garë si përfaqësuese e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe sekretari gjeneral i Federatës kosovare, Sabri Dragusha.

 

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.