Largohet nga futbolli i Kosovës për gruan (FOTO)

Mbrojtësi i njohur, Shpend Krasniqi është ndarë nga Flamurtari, por edhe nga futbolli kosovar.

Lojtari ka vendosur që tash e tutje të jetojë afër gruaj së tij në Suedi, shkruan Gazetasheshi.com.

Krasniqi pati merita të mëdha që Flamurtari arriti të rikthehet në elitë pas disa vitesh të kaluara në Ligën e Parë.

Mbrojtësi që kishte bërë karrierë edhe te Llapi e Hajvalia, do të tentojë që mos t'i ndahet futbollit edhe në shtetin skandinav.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.