Man United tregohet i fortë për Man City

Manchester United e ka mposhtur 2:0 Manchester Cityn
Manchester Unitedi i Jose Mourinhos ka triumfuar 2:0 ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolas në International Champions Cup, shkruan Gazeta Express.

Dy golat u shënuan në pjesën e parë, ku ekipet hynë pothuajse me formacionet më të mira, para se të bëjnë shumë ndryshime në pjesën e dytë.

Romelu Lukaku (37’) dhe Marcus Rashford (39’), shënuan për “Djajtë e Kuq”, që pavarësisht se ishte vetëm miqësore, dhanë sinjale se po rikthehen.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.