A dështoi Era Istrefi më këngën Redrum?

Era Istrefi shpërtheu si rastësisht ne tregun ndërkombëtar me këngën e saj Bon Bon, dhe gjatë u prit për këngën e saj të radhës që erdhi para ca javësh.

Redrum megjithatë nuk duket të jetë zgjidhja me e mirë e saj, dhe nuk është pritur shumë mirë nga publiku. Kjo vërehet nga klikimet që ajo ka marrë në Youtube, që për një javë ka vetëm 7 milionë, për dallim që Bon Bon 325 milionë klikime.


A është dashur që Era ta mbajë tregun ende me këngë ritmike sikur Bon Bon? Këtë do ta tregojë e ardhmja. 
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.