Pritjes për iPhone 6S po i vjen fundi

Pritjes për iPhone 6S gati po i vije fundi, pasi raportohet se pajisja e shumëpritur do të lansohet më 9 shtator.

iPhone 6S pritet të prezantohet së bashku me Apple TV box, njoftojnë burimet brenda kompanisë Apple, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre burimeve, iPhone 6S do të lansohet së bashku me pajisjen tjetër iPhone 6S Plus.

Pajisja e re që po rivalizohet nga Samsung Galaxy S6 Edge, pritet të ketë kamerë të përmirësuar dhe procesor më të shpejtë, përfshirë edhe ekranin Force Touch.

Edhe pse Apple ende nuk ka konfirmuar datën e lansimit, 9 shtatori është koha kur kompania zakonisht ka prezantuar produktet e reja.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.