Ju janë thinjur flokët herët? Ja çfarë thotë kjo për shëndetin tuaj

A do të thotë se nëse jeni thinjur herët, keni filluar të plakeni shumë më shpejtë?

Fijet e thinjura janë shenjat më të  dukshme të plakjes. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ju jeni më afër përfundimit të jetës sesa moshatarët tuaj që nuk janë thinjur ende, transmeton Indeksonline.

 Fijet gri shfaqen atëherë kur gjëndrat e flokëve prodhojnë më pak melaninë, pigment që i jep flokëve ngjyrën e saj. Është më e zakonshme që thinjat të shfaqen në të 30-at, edhe pse disa gra vërejnë thinja edhe në të 20-at e tyre.

Të thinjurit në moshën tuaj lidhet me etninë tuaj (kaukazianët kanë tendencë për tu thinjur më herët se aziatikët dhe afrikano-amerikanët), si dhe historinë tuaj familjare, kështu që ju mund ti pyesni prindërit dhe gjyshërit tuaj se kur ata i kanë hetuar për herë të parë thinjat në flokët e tyre.

Nëse mendoni se jeni “zbardhur” herët, ka një numër arsyesh pse po ndodh kjo. Pirja e duhanit, për shembull, është  i lidhur me fillimin e hershëm të shfaqjes së flokëve gri. Faktorët mjedisor si rrezet ultravjollcë dhe ajri i ndotur mund të jetë jenë pjesërisht shkaktar.  Në raste të rralla, thinjat mund të jetë një shenjë që lidhet me çështje mjekësore, të tilla si vitiligo (një gjendje që bënë që lëkura të humbur pigmentim e saj), anemia (gjatë së cilës trupi e ka të vështirë thithjen e vitaminës B12) ose problemet që përfshin hipofizën ose gjëndra tuaja tiroide./Indeksonline/

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.