×
  • Lajme
  • Lajme

    Pankartë me mesazh Kurtit dhe Mustafes: “Na ikëm!, Thirrna kur t`bahet mirë”

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 14:07

    Një pankartë me një mesazh interesant është vendosur në afërsi të Kuvendit të Kosovës.

    “Na ikëm! Thirrna kur t`bahet mirë”, është porosia që është vendosur në të e cila është ilustruar me një imazh të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti me një karrige në mes.

    Në afërsi të vizatimit ku shihen Mustafa dhe Kurti ndodhet edhe mbishkrimi i LDK-së dhe motoja “Beso” që e përcolli këtë subjekt politik në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Ende nuk dihet kush e ka bërë këtë pankartë e cila erdhi në kohën kur ende ka mospajtime mes VV-së dhe LDK-së rreth arritjes së koalicionit qeverisës ku si pika kyçe të mosakordimit me styre janë përmendur çështja e Presidentit, Kryeparlamentarit dhe ndarja e ministrive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!