×
  • Lajme
  • Botë

    Shkuan për ta arrestuar një të dënuar, vriten katër policë dhe plagosen katër të tjerë në Karolinë të SHBA-së

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 8:34

    Katër policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Charlotte, Karolina e Veriut. I vdekur ka mbetur edhe autori, njoftoi policia lokale.

    Johnny Jennings, kreu i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, tha se tre oficerë policie ishin anëtarë të task-forcës amerikane dhe i katërti ishte Joshua Eyer, i cili shërbeu në forcën e policisë për gjashtë vjet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Sot është një ditë tragjike për qytetin e Charlotte dhe për policinë. Ne humbëm heronj që donin vetëm të mbronin komunitetin tonë”,  tha Jennings.

    Policët u vranë teksa po shkonin për të kryer një urdhër arresti për një kriminel të dënuar, raporton CNN.

    Ata arritën në shtëpinë ku ishte i dyshuari, kur ai filloi të qëllonte mbi ta, tha Jennings. Ata iu përgjigjën të shtënave dhe i dyshuari u vra në oborr. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!