×
  • Sport
  • Sport

    Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga për një ‘selfie’ me Granit Xhakën

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 10:05

    2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të një fotografie “selfie” me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes me Kosovën.

    Kështu shkruan mediumi Blick.

    Më 18 nëntor 2023, në St Jakob Park, loja përfundoi 1:1.

    Floriani, arriti t’i kalojë rojat e sigurisë për t’u fotografuar me idolin e tij.

    Dënimi u bë publik të premten e javës së kaluar.

    Babai i 10-vjeçarit, Driton Sedaj, e ka pranuar vendimin nga Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!