×
  • Sport
  • Sport

    10 raste pozitive me coronavirus në Championship

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 9:00

    Futbolli anglez megjithatë vazhdon të jetë i rrezikuar nga coronavirusi.


    Premierliga dha lajme të mira duke njoftuar se nuk kishte asnjë lojtar dhe asnjë anëtar stafi të infektuar me Covid-19.

    Por, situata nuk qëndron e njëjtë edhe në nivelin e Championship, ku gjithashtu janë kryer testet për koronavirus.

    Sipas raportimeve të fundit, 10 raste pozitive kanë dalë nga testimet në Championship, transmeton lajmi.net.

    Gjithsej nga kjo ligë në teste janë nënshtruar 1058 persona, pra nga ta duke dalë vetëm 10 pozitiv.

    Liga nuk do të njoftojë për emrat e lojtarëve, apo anëtarve të stafit që janë prekur me Covid-19, si dhe nuk do të zbulojë skuadrat e prekura.

    Lojtarët e prekur ose anëtarët e stafit, do të shkojnë në vet-izolim për një kohë të caktuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!