×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook dhe Instagram bien përsëri te disa përdorues

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 22:06

    Instagram, Facebook dhe Messenger kanë rënë për disa përdorues për herë të dytë brenda javës.

    Sipas mediave të huaja ndërprerja e së sotme ndodh vetëm disa ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte probleme, që çoi në një ndërprerje globale për më shumë se shtatë orë.

    Sipas Down Detector, i cili gjurmon nëse shërbimet e internetit po funksionojnë normalisht, më shumë se 20,000 njerëz raportuan një ndërprerje në Instagram gjatë orëve të mbrëmjes.

    Gjithashtu, siç thuhet më tej, një numër më i vogël njerëzish raportuan edhe një ndërprerje në Facebook.

    Facebook Messenger nuk duket të jetë aq i prekur, me pak më shumë se 800 njerëz që raportuan ndërprerje.

    Ndryshe, të hënën, pas më shumë se gjashtë orësh “jashtë linje”, Facebook u përball me atë që po vlerësohej si një nga ndërprerjet më të këqija në historinë e kompanisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!