×
  • Lajme
  • Lajme

    152 rastet e reja me Koronavirus vijnë nga këto Komuna

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 23:42

    Sot janë regjistruar edhe 152 raste të reja pozitive me Koronavirus në Kosovë


    Komuna e cila është prekur më së shumti është Prishtina e cila ka regjistruar 57 raste të reja, shkruan Reporteri.net

    Pas Prishtinës vjen Prizreni me 16 raste, Fushë Kosova me 11 e Vushtrria me 9 raste.

    Vlen të përmendet se rastet me Koronavirus janë rikthyer edhe te komunat të banuara me serbë si në Graçanicë dhe Zubin Potok.

    “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok,” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!