×
  • Lajme
  • Lajme

    28 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalin e Pejës, 9 në gjendje të rëndë

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 9:12

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 28 pacientë me COVID-19.


    Nga ta, 21 pacientë janë në Oksigjeno terapi, ndërsa nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

    Poashtu, një pacient është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të spitalit.

    Sipas njoftimit të spitalit të Pejës, 6 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

    “Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 2, dhe kanë lindur 2 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 163 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
    15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.

    “97 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 53 Rëntgen, 32 EHO dhe 12 CT-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!