5 vjet nga zgjedhja e Thaçit president, krejt çfarë ndodhi atëherë

Në shenjë proteste ndaj zgjedhjes së Thaçit president, opozita kishte hedhur gaz lotsjellës në sallë.


Tensioni në sallë, po vazhdonte të rritej.

Kjo pasi, kandidati për president në vitin 2016, Hashim Thaçi, në rundin e parë e siguroi kuorumin, por jo votat e nevojshme.

Në këtë rund, Thaçi mori vetëm 50 vota, 27 të tjera ishin të pavlefshme ndërsa 4 vota i mori kundërkandidati, Rafet Rama, edhe ky nga PDK.

Ndërkohë pas këtij rundi, në shenjë paknaqeësie, Komisionin e për verifikimin e votave, e lëshoi përfaqësuesi i opozitës, Ilir Deda.

Në rundin e dytë votat për Thacin u rritën në 64, por sërish jomjaftushëm për pozitën e të parit të shtetit.

E kur dështuan dy runde, në lëvizje u vë kryeministri nga partneri qeversisë LDK, Isa Mustafa.

E pasi Mustafa bindi bashkëpartiakët e tij e ia siguroi votat Thacit për president, ndërhyri edhe një herë opozita.

Këta të fundit, kundërshtuan ashpër zgjedhjen e Thaçit president.

Ndërkohë, situata u bë edhe më dramatike, gjatë fjalimi i deputetetit të LDK-së, Sabri Hamitit.

Për këtë, u desh ndërhyrja e sigurimit të Kuvendit të Kosovës.

Por, pas disa minutash, në sallë ndërhyri edhe Policia e Kosovës.

Kjo e fundit, arrestoi disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për hedhjen e gazit në Kuvend.

E kur u krijuan kushtet për vazhdimin e seancës, filloi edhe rundi përfundimtar i votimit.

Ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaci, mori 71 vota, të mjaftueshme për t’u zgjedhur shef i shtetit në rundin e tretë.

E veprimin e parë që e bëri Thaci si president, ishte dhurimi i luleve për deputeten e LDK-së, njëherësh vajzen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Teutën.

E në kohën sa presidenti i zgjedhur, Hashim Thaci po mbante fjalimin, jashtë Kuvendit të Kosovës, opozita po e vazhdonte protesten.

E pesë vjet më vonë, në rundin e trete, presidente u zgjodh edhe Vjosa Osmani me numër të njëjtë të votave.

Tani ai që dikur u nxor me dhunë nga salla plenare, do t’ia siguronte votat e nevojshme Osmanit.

Kurse në shenjë paknaqësie, opozita kishte lëshuar sallën.

Ndërsa sipas analistëve, mënyra e zgjedhjes së dy presidentëve të fundit, është e njëjtë.

Pavarësisht mënyrës, Vjosa Osmani u zgjodh presidente.

Më pas, ajo mori edhe zyrtarisht detyrën nga ud i presidentit, Glauk Konjufca.

E bashkë me pozitën, edhe nje tufë lule dhe një kompliment për shefen e shtetit.