×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të shuhet Nisma pasi nuk e kaloi pragun? Përgjigjet Fatmir Limaj

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 21:36

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar nëse subjekti që ai drejton do të vazhdojë aktivitetin politik edhe pse nuk arriti të futet në Kuvend.


    Nisma nuk ka kaluar pragun zgjedhor duke marrë vetëm rreth 2% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dështimi në këto zgjedhje ka bërë që të mendohet e ardhmja e kësaj partie, por Limaj i është përgjigjur të gjitha spekulimeve.

    “Nisma nuk është në parlament sipas votave do të vazhdojmë me aktivitetin tonë opozitar jashtë tij. Do të vazhdojmë aktivitetin tonë politikisht”, ka thënë ai.

    Kur është pyetur nëse do t’i bashkohen listave të partive tjera, Limaj është përgjigjur duke thënë se as që bëhet fjalë për shuarje të Nismës.

    “As nuk bëhet fjalë. Kemi treguar që kemi një bazë të fuqishme. Nesër kemi 7 vjetorin e themelimit. 7 vjet janë shumë. Vajza dhe djem janë rritur në këtë frymë. Në suazat e një procesi normal zgjedhor ne do të ishim në Kuvend. Por ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, andaj duhet ta pranojmë dhe te vazhdojmë aktivitetin tonë”, shtoi ai.

    Tutje ai ka thënë se Nisma udhëheq bashkë me parti tjera në katër komuna ndërkohë që në Malishevë udhëheqë si fituese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!