×
  • Lajme
  • Lajme

    A do t’i tregojë Isa Mustafa Albin Kurtit se ku i çoi paratë e Fondit 3%?

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 16:43

    Në vazhdën e sulmeve verbale, por edhe fizike, që partia e Albin Kurtit kishte bërë ndaj kreut të LDK-së Isa Mustafa, gjatë kohës sa ky i fundit ishte kryeministër i vendit, kanë qenë edhe akuzat që Mustafa ka qenë i përfshirë në keqpërdorimet e fondit të njohur të 3 përqindëshit.


    “Në vend që të shpifë për opozitën, Isa Mustafa duhet të tregojë ku i çoi paratë e fondit të 3 përqindëshit”, ishte mesazhi që Lëvizja Vetëvendosje kishte shpërndarë në facebook më 15 shkurt 2016, si kundërpërgjigje ndaj atëkohë kryeministrit të vendit që kritikonte veprimet e dhunshme dhe huligane të aktivistëve të VV-së.

    Kreu i LDK-së deri më tash nuk i është përgjigjur VV-së për këtë temë.

    Por, sinjal pozitiv për bashkëpunim i ka dhënë, së fundi, kësaj partie e cila i është vardisur LDK-së për koalicion, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen gjatë kësaj vjeshte.

    Madje, Mustafa sot ka arsyetuar çdo sulm që Vetëvendosja dhe Albin Kurti – me të cilin dje u ulen së bashku në kafe -, i ka bërë atij gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.

    Mustafa ka treguar se i ka hedhur poshtë edhe etiketimet që Kurti dhe njerëzit e tij ia bënë, si: “Isë argat i Serbisë” dhe “Putin”, duke shprehur haptas gatishmëri të bashkëpunojnë me VV-në, e duke përcjellë mesazhe se në politike nuk duhet patur hatërmbetje e inate. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!