×
  • Lajme
  • Lajme

    A e di se intervenimi në Kosovë, do të thotë luftë me NATO-n? Kështu i përgjigjet Vuçiq gazetarit

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 18:09

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media tha se dita e sotme është shumë e vështirë për Serbinë, duke aluduar në aksionin e  policisë së Kosovës në Veri.


    Vuçiq u shpreh se pas aksionit të sotëm asgjë më nuk do të jetë e njëjtë, as me shqiptarët dhe as me të gjithë ata që proklamuan se kjo ishte një luftë kundër krimit dhe korrupsionit, transmeton Reporteri.net

    I pyetur për deklaratat e tij se Serbia është e gatshme të intervenoj ushtarakisht në Kosovë në rast se kërkohet, Vuçiq u shpreh se ai asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë.

    Ndërkohë që kur u pyet nga një gazetar se a e di që intervenimi në Kosovë sipas marrëveshjes së Kumanovës do të thotë luftë me NATO-n, Vuçiq u përgjigj se nuk ka përmendur asnjëherë intervenimin ushtarak në Kosovë, por ka thënë se Serbia do të mbrojë shtetasit e saj këtu.

    “Kam thënë se Serbia është e gatshme të mbrojë popullin e saj, është e gatshme dhe do të jetë gjithmonë ta mbrojë territorin e saj. Me vite më keni akuzuar për tradhti dhe që nuk po u ndihmoj serbëve, kurse tani po më akuzoni se po luftoj. Përgjigjuni për çka jam fajtor. Se po luftoj ose po qëndroj. Nuk kam përmendur asnjë intervenim, këtë e keni bërë ju. Unë vetëm kam thënë që do ta mbroj popullin tim. Unë nuk jam njeri aq i papërgjegjshëm që popullin tim ta vë në pozitë të vështirë, por nuk jam as aq i pakujdesshëm që të lejoj që populli im të keqtrajtohet”, është shprehur ai./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!