×
  • Lajme
  • Lajme

    A e pati fjalën për Ramush Haradinajn kur tha se dikush po frikësohet nga shuarja e Task-Forcës? Flet kryeministri Hoti

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 10:29

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur edhe për shuarjen e Task Forcës.


    Hoti ka përsëritur se nga ky vendim po frikësohet dikush, por, që nuk përmend emra kur pyetet nëse këtu e ka fjalën për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, që ditëve të fundit i ka shtuar kritikat për këtë cështje.

    Kreu i Qeverisë thotë se nuk e di se kush ka frikë nga ku vendim.

    “Nuk e di, nuk mund të them se kush ka frikë nga ky vendim, por në parim parim po them se këtij vendimi duhet t’i frikësohen vetëm ata që e dinë se duhet t’i shkohet gjërave deri në fund”, ka thënë ai.

    Shuarja e Task Forcës i ka shtuar pakënaqësitë në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!