×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja kundërshton rritjen e çmimit të energjisë: Kjo është e papërballueshme për qytetarët

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 11:30

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar që ta kundërshtojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. 

    “ZRrE-ja pritet të caktojë vlerat maksimale të çmimit të energjisë elektrike. Pritet që në mbledhjen tjetër, që mund të ndodhë këtë javë, të bëhet shqyrtimi i tarifave. Dhe sipas propozimit të ZRrE-së, rritja e çmimit të energjisë do të jetë 14%”, ka thënë Besnik Tahiri.

    Tahiri ka shtuar se kjo rritje është e palogjikshme duke parë rritjen e të gjitha çmimeve tjera dhe kjo është e papërballueshme për qytetarët.

    “AAK-ja e kundërshton me çdo kusht rritjen e këtij çmimi, dhe do të marrim të gjitha masat e mundshme që të parandalojmë këtë. Është e palogjikshme që rritja prej 14% t’iu faturohet qytetarëve, duke parë edhe rritjen e të gjitha çmimeve, nga tatimi në pronë e deri te çmimet që lidhen me komunalin”, ka shtuar Tahiri.

    Sipas tij, qeveria do duhej të ketë qëndrim të saktë në raport me këtë temë, a do ta subvencionojë apo jo, cili do të jetë pozicioni i Qeverisë dhe Zyrës së Presidentes.

    “Është e palogjikshme që të ndodhë kjo çështje, andaj ne nuk do ta votojmë këtë raport”, është shprehur Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!