×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Masakra Reçakut, dëshmia e gjenocidit në Kosovë

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 13:20

    Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i përbërë nga deputetë, kryetarë komunash e struktura të tjera, kanë bërë homazhe në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut.


    “Masakra e Reçakut është dëshmia e krimit gjenocidial në Kosovë, që shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

    “Ky akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli.

    Me respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!