×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri i PDK-së: Kurti nuk arriti ta vërë nën kthetra Këshillin Prokurorial

    Reporteri
    25 Mars 2023 | 13:38

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi ta rrëzojë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka treguar se kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur ta përvetësojë një institucion të rëndësishëm siç është KPK-ja.

    Tahiri në një konferencë për media të mbajtur sot ka akuzuar Kurtin se ka tentuar ta vendosë nën kthetra KPK-në, por se Kushtetuesja nuk e lejoi.

    “Kemi pasur një debat jashtëzakonisht të gjatë dhe kemi kërkuar nga ministrja e Drejtësisë dhe kryeministri që ky projektligj të tërhiqet sepse si i tillë padyshim që nuk i përmbush standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe nuk mund të kalojë. Mbrëmë Kushtetuesja ka bërë publike që këtë ligj e ka nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës e Kosovës, gjë që është lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë që pushteti i madh i Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm siç është KPK-ja”, ka thënë ai.

    Sipas tij, po të miratohej ky ligj do të ishte kapje e fuqishme e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!