×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu s’po mund ta përballojë humbjen në Llap: Sapo dëgjon pyetjen e gazetarit, e ndal telefonin

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 21:03

    Lëvizja Vetëvendosje është duke “shembur” kalanë e pamposhtur të LDK-së për shumë vite, Podujevën, të cilën komunë është duke e fituar pa balotazh.


    Kandidati i saj, Shpejtim Bulliqi, është duke prirë me 50.06% të votave nga 90% e vendvotimeve të numëruar sipas TV Dukagjinit, i cili thirret në burimet brenda KQZ-së, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq rezultati i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari është zhgënjyes, pasi ai ka marrë 36.04% të votave, dhe nëse këto rezultate mbesin deri në fund, do t’ia humb partisë së tij bastionin e saj.

    E siç duket në dijeni për këtë rezultat tejet të dobët të LDK-së në komunën që e udhëheqi për disa vite është edhe Agim Veliu, ministër aktual i Punëve të Brendshme i cili për këtë pozitë e la drejtimin e komunës.

    Veliu është kontaktuar nga TV Dukagjini për ta pyetur për rezultatin e zgjedhjeve, por pasi ka kuptuar pyetjen, ai e ka ndalur telefonin.

    Ndërsa Thuajse të gjithë matësit po shpallin fitues Shpejtim Bulliqin e VV-së, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, beson akoma.

    Ai është deklaruar për media, ku ka thënë se në fund të numërimit do të dalë fitues. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!