×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, katër persona të lënduar

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 18:45
    Foto Ilustrim

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Kçiq.


    Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.

    Zahiti ka shtuar se sipas rrethanave në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës ndërmjet veturave të përfshira në këtë aksident. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!